Do not hesitage to give us a call. We are an expert team and we are happy to talk to you.
+355 69 45 77 938
VIZITOJMË
Amsterdam
Roterdam
Hagë
Giethorn
Zaanse Schans
Eindhoven
KY UDHËTIM DO TË REALIZOHET NË DATAT E MËPOSHTME
MARS 2024
Nisje 14 Mars — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 469€
Oraret e Fluturimit: Nisja 14 Mars 06:55 nga Tirana (mberritja ne 09:55 ne Eindhoven) – Kthimi 17 Mars 10:40 nga Eindhoven (mberritja 13:10 ne Tirane)
–
Nisje 21 Mars — 4 Ditë (3 Netë) — Cmimi 499€
Oraret e Fluturimit: Nisja 21 Mars 06:55 nga Tirana (mberritja ne 09:55 ne Eindhoven) – Kthimi 24 Mars 10:40 nga Eindhoven (mberritja 13:10 ne Tirane)
HOTELET
Akomodimi për 3 netë në hotel 4 Yje në Amsterdam
“Nene Tereza” International Airport
2 Hours Before Flight Time
VENDTAKIMI I NISJES
➤ Nga aeroporti Nënë Tereza, ku duhet të paraqiteni minimumi 2 orë përpara
——————————————————-
POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT
➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 60€ zbritje nga cmimi i paketës
Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetëm nëse femijët akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
——————————————————-
DOGANA
1) Pashaportë me vlefshmëri minimumi 6 muaj
2) Nuk duhet të keni kaluar në 6 muaj e fundit më shumë se 90 ditë qëndrimi në vendet e BE
——————————————————-
INFORMACIONE
► Akomodimi në dhome teke (single) është me ekstra pagesë në vlerën 50% mbi çmimin për person.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopio, atëherë do të jenë dy krevatë teke të bashkuar.
► Nëse shtrati për personin e tretë/katërt nuk do jetë standart, atëherë do jetë sofa bed (shtrat i shtuar në dhomë).
► Operatori Turistik nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, ekspuls, skadenca e mjetit identifikues, etj.
► Nëse nuk i keni mbushur 18 vjeç dhe udhëton pa praninë e njërit ose asnjërit prej prindërve, ju nevojitet prokurë e noterizuar në gjuhën angleze.
► Ekziston mundësia që disa nga përmbajtjet e hotelit/udhëtimit të mos jenë aktualisht në funksion për shkak të rrethanave objektive, të cilat operatori nuk mund të ndikojë.
► Cmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe cdo aktivitet tjetër lokal mund të ndryshojnë dhe janë pergjegjësi e vetë Operatorëve Lokale që mundësojne këto shitje.
Për cdo ndryshim në lidhje me këto aktivitete, klienti lajmërohet përpara kryerjes së shërbimit.
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit.
Fluturimi direkt Tiranë – Eindhoven. (3 orë)
Pas procedurave të check in ndalesë për të vizituar qendrën e Eindhoven. Pas vizitës nisja për në Hagë ku vizitohen: Parlamenti dhe Pallati i Paqes.
Vazhdimi më pas i udhëtimit në Roterdam, ku ndalojmë për të vizituar portin e vjetër Oude Haven.
Pas vizites së Roterdamit vazhdimi udhetimit per ne Amsterdam.
Akomodimi ne hotel.
Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit.
Fjetia në Amsterdam.
Mëngjesi në Hotel.
Në shoqërinë e guidës fillojmë vizitat e qytetit ku do të keni mundësinë të vizitoni pjesën e vjetër dhe të re të Amsterdamit.
Vizitohet Sheshi Magna. Veshja e jashtme e Pallatit mbretëror është fasada më e bukur e Sheshit Magna.
Vizitë në muzeumin Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me këmbanat e tyre të shek 16 dhe 17.
Pas viziave kthimi në hotel dhe mbrëmje e lirë.
Fjetia në Amsterdam.
—
Per turin e datatve 21-24 Mars vizite ne parkun e Tulipaneve Keukenhof.
Keukenhof i njohur gjithashtu si Kopshti i Evropës, është një nga kopshtet më të mëdha të luleve në botë, i vendosur në komunën e Lisse, në Holandë. Sipas faqes zyrtare të internetit, Parku Keukenhof mbulon një sipërfaqe prej 320’000 m katror dhe rreth 7 milionë lulesh mbillen në kopshte çdo vit. Parku per vitin 2025 do te jete i hapur ne datat 20 mars – 11 maj 2025
Mëngjesi në Hotel.
Transfertë në fshatin turistik Zaanse Schan, për të shijuar peisazhet unikale me mullijtë e erës, te një ndër atraksionet turistike më të vizituar të Amsterdamit.
Pas vizitës në Zaanse Schans, udhëtojmë drejt një tjetër lokacioni magjepsës ts Hollandës, si Giethorn, i njohur edhe si “Venecia e Veriut”, pasi Giethorn është i aksesueshëm plotësisht vetëm nëpërmjet varkave dhe Gondolave.
Vizitë në Giethorn. Opsionale shëtitje me varka turistike.
Pas vizitës në Giethorn kthimi në hotel.
Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit.
Fjetia në Amsterdam.
Nisja mengjes heret drejt Eindhovenit
Transferta për në aeroportin e Eindhovenit për fluturimin direkt Eindhoven – Tiranë. (2 orë : 30 min)
